Kjo është fytyra e Ryan Gosling kur e kupton se nuk fitoi Oscar

Mediale Vip

Kjo është fytyra e Ryan Gosling kur e kupton se nuk fitoi Oscar

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:27
Ryan Gosling

Ishte me padyshim njëri ndër momentet më të çuditshme dhe më të çmendura në historinë e Akademisë së Filmit.

Dhe Ryan Gosling, aktori i cili doli në skenë bashkë me ekipin e filmit La La Land për të pranuar çmimin si filmi më i mirë, kishte një shprehje fytyre mjaft qesharake pasi e kuptoi se nuk është fitues.

Ai u fotografua me nënqeshje pasi u kuptua gabimi. Në këtë rast, fitues i çmimit Oscar për filmin më të mirë ishte Moonlight.

Ndërsa aktorja Emma Stone e cila fitoi një oskar si aktorja më e mirë, ka thënë se e adhuron filmin Moonlight edhe pse i mori titullin prestigjioz.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat