Supriza e Armina Mevlanit, për ditëlindjen e Shkëlzenit

Mediale Vip

Supriza e Armina Mevlanit, për ditëlindjen e Shkëlzenit

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 10:12
Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani

Djali i ish- kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha festoi dje ditën e tij të lindjes. Por ajo me të cilën u surprizua ai, ishte dhurata e të dashurës së tij të zemrës, bukuroshes Armina Mevlani.

 Një buqetë gjigande në formë zemre me trëndafila të bardhë, ka qenë supriza që Armina i kishte rezervuar  të dashurit të saj, për ditëlindjenm e tij. Kjo ishte nje forme  që Shkëlzeni ta niste ditën mbarë pasi ajo ia kishte dërguar buqetën në zyrën e tij, mëngjesin e kësaj të hëne.

“Surpriza më e bukur, për të nisur ditën nga zemra ime Armina Mevlani”, shkruan Shkëlzeni në një foto të luleve të postuar në llogarinë e tij në Facebook. Çifti tashmë prej katër vitesh është në një marrëdhënie dashurie e cila  pritet që shumë shpejt ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni martesore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat