Leze Qena feston ditëlindjen e 82-të

Mediale Vip

Leze Qena feston ditëlindjen e 82-të

Më: 1 mars 2017 Në ora: 21:30
Pamje nga festa e ditëlindjes së Leze Qenës

Aktorja e dashur e publikut, Leze Qena, po feston ditëlindjen e 82-të të saj.

Aktorja e shumë serialeve dhe filmave të cilat janë mishëruar me adhuruesit e artit, ka preferuar një mënyrë modeste për të festuar ditëlindjen e saj të 82-të.

Miq dhe familjarë të saj kanë qenë prezent në një nga hotelet e Prishtinës, ku edhe po festohet dita e rëndësishme e aktores së respektuar shqiptare.

Vet Lezja është parë mjaft e lumtur teksa po feston ditëlindjen mes më të dashurve të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat