Këngëtarja Ciara pëson aksident në muajin e fundit të shtatzënisë

Mediale Vip

Këngëtarja Ciara pëson aksident në muajin e fundit të shtatzënisë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 23:06
Ciara

Këngëtarja Ciara, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë, ka pësuar një aksident të rëndë me veturë në LA.

Ajo ishte duke vozitur një Mercedes të bardhë të premten kur një Volvo u përplas në pjesën e përparme të veturës së saj përderisa ajo ishte duke u kthyer në një kthesë, raporton TMZ.

31-vjeçarja u shfaq e tensionuar dhe e mërzitur pas aksidentit, dhe po shtrëngonte gjoksin dhe shpatullat e saj.

Policia erdhi në vendin e aksidentit menjëherë, shton ueb-faqja. Ueb-faqja shton se as Ciara as shoferi nuk morën lëndime serioze.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat