Zbulohet nëse Hewitt është babai i princ Harry

Mediale Vip

Zbulohet nëse Hewitt është babai i princ Harry

Më: 15 mars 2017 Në ora: 14:38
James Hewitt

James Hewitt zbulon detaje rreth romancës me princeshën Diana.

Viteve të kaluara ishte folur mjaft për raportet e James Hewitt dhe princeshës Diana.

Në mesin e thashethemeve kishte edhe të atilla që flisnin nëse James Hewitt është babai i vërtetë i princit Harry, ndërsa tash përfundimisht dihet e vërteta, transmeton KosovaPress.

James Hewitt, ish-dashnori i princeshës Diana në intervistën për një televizion ka demantuar pohimet se ai është babai i princit Harry. 

“Jo, nuk jam babai i tij. Kjo është vetëm në mesin e informatave të rreme, të cilat i shesin gazetat”, ka thënë James, i cili ishte në lidhje me Diana në vitet e largëta ’86, dy vjet pas të cilës ishte lindur Harry.

Hewitt viteve të kaluara ka mbrojtur lidhjen e tij me princeshën Diana, duke thënë se ishte lehtë që të dashurohet në të. 58-vjeçari sot jeton në Dorset dhe thotë se si nuk pendohet aspak që kanë pasur afër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat