Lopez e Rodriguez e bëjnë nxehtë në Bahamas

Mediale Vip

Lopez e Rodriguez e bëjnë nxehtë në Bahamas

Më: 16 mars 2017 Në ora: 13:12
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Romanca e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vetëm sa po bëhet më e nxehtë.

Çifti më i ri i Hollivudit është parë teksa po ushtronin në një palestër private në Miami të Floridës derisa të dy janë akoma në pushimin e tyre të dashurisë në Bahamas.

Lopez dhe Rodriguez janë fotografuar derisa kanë arritur bashkë në palestër, por që brenda janë futur ndaras.

Këngëtarja që njihet për format e saj trupore dukej e veshur shumë sportive  derisa edhe Rodriguez ishte në të njejtën linjë, i veshur krejtësisht me ngjyrë të zezë.

Pasioni i të dyve për palestrën duket se nuk është e vetmja gjë e përbashkët. Një burim i afërt me të ka thënë se të dyi kuptojnë obligimet e njëri tjetrit shumë mirë dhe poashtu, të dy e kanë prioritet primar familjen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat