Pas ndarjes nga Ledri Vula, çfarë ka ndodhur me Adela Sollakun?

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Ledri Vula, çfarë ka ndodhur me Adela Sollakun?

Më: 17 mars 2017 Në ora: 11:35
Adela Sollaku dhe Ledri Vula

Është bërë e njohur pas lidhjes me reperin nga Kosova, Ledri Vula. Megjithatë, duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar për Adela Sollakun.

Bukuroshja, që rrëmbeu zemrën e një prej meshkujve më të lakmuar shqiptarë pas ndarjes nga Ledri ka rënë në heshtje, megjithatë, vajza e ish-prokurorit Theodhori Sollaku ka bërë disa ndryshime.

Thuhet se Adela kohëve të fundit i është përkushtuar punës së saj në Parlament. Ajo është juriste në një nga departamentet e këtij insitucioni, ndërsa sipas burimeve të “Xing.al” merret kryesisht me konvertimin e ligjeve ndërkombëtare dhe krahasimin e tyre me Shqipërinë.

Adela është larguar nga vëmendja e publikut, teksa i është përkushtuar më shumë vetes dhe udhëtimeve me miqtë e saj, të cilat për hir të së vërtetës, nuk i ka lenë pas dore edhe gjatë lidhjes me Ledrin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat