Ja sa para fitojnë motrat Kardashian në Instagram

Mediale Vip

Ja sa para fitojnë motrat Kardashian në Instagram

Më: 17 mars 2017 Në ora: 17:08
Motrat Kardashian

Rrjetet shoqërore që një kohë të gjatë janë njëri nga burimet e të hyrave për personalitete të njohura, ndërsa këtë në mënyrën më të mirë po e shfrytëzojnë motrat Kardashian, të cilat duke iu falënderuar publikimeve në Instagram fitojnë shuma marramendëse.

Michael Heller, e cila është në detyrën për punë të motrave Kardashian në rrjetet shoqërore dhe për US Weekly ka zbuluar se sa fitojnë yjet e shout “The Kardashians” për publikim në rrjetet shoqërore.

Heller thotë se ndonjë brend duhet të paguajë gjysmë milion dollarë nëse dëshiron që Kim Kardashian ta prezantojë në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa ky çmim është aq i lartë pasi Kim ka më së shumti shokë në Instagram, madje 94.8 milionë.

Motrat e saj kanë më pak shokë, andaj edhe fitojnë më pak. Khloe dhe Kourtney për reklamime të ndonjë brendi në Instagram fitojnë 250 mijë dollarë, pasi nuk kanë adhurues edhe aq të mëdhenj.

Khloe në këtë rrjet ndiqet nga 64.1 milionë njerëz, ndërsa Kourtney nga 54.3 milionë.

“Motrat Kardashian nuk ndalen së promovuari çdo lloj prodhimi”, tha Heller, duke shtuar se në rrjetet shoqërore reklamojnë vetëm ato që janë në pajtim me mënyrën e jetesës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat