S'do ta besoni sa e paguan në javë trajneren personale Aniston

Mediale Vip

S'do ta besoni sa e paguan në javë trajneren personale Aniston

Më: 17 mars 2017 Në ora: 17:13
?Aktorja Jennifer Aniston

Aktorja Jennifer Aniston, e cila ishte në vëmendje të madhe gjatë ndarjes së sivjetme të çmimit Oscar, por edhe në revistën e njohur Vanity Fair pas ndarjes së shpërblimeve për filmat më prestigjioz botëror, është njëra nga fatlumet e cila iu bën ballë vite.

Kjo më së miri mund të shihet në fytyrën dhe trupin e saj, pasi ka që dy dekada që ajo duket mjaft e re.

Përveç ushtrimeve të rregullta, aktorja 48-vjeçare shpesh shkon edhe në masazh dhe ka kujdes të madh me ushqime, ndërsa shumë para shpenzon edhe në trajtime të veçanta për të mbajtur pamjen e një bukurosheje të re.

Frizura e saj e njohur dhe flokët vlejnë 9200 dollarë, pasi çdo gjashtë javë i ndan për ngjyrë dhe ndryshime në flokun e saj, ndërsa për mbajtjen e tenit shpenzon 1300 dollarë në vit.

Revista InStyle ka verifikuar se aktorja pëlqen trajtimin me laser për fytyrë, e cila ia mban lëkurën të shtrënguar. Kombinimi i trajtimit për fytyrë një herë në muaj kushton hiq më pak se 31 mijë dollarë.

Aktorja pëlqen pudrën Armani që kushton rreth 64 dollarë, ndërsa për rezerva të make-up shpenzon rreth 600 dollarë.

Për të pasur një trup të bukur dhe të hollë aktorja shpenzon 43 mijë dollarë në javë, një pjesë e së cilës shkon për trajneren e saj personale Mandy Ingber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat