Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa e ka përfunduar turneun e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Koncertin e saj të fundit e ka mbajtur ne San Francisko.
“Në secilën natë kam përjetuar një ëndërr dhe për këtë u jam shumë mirënjohëse për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen”, ka shkruar Lipa në profilin e saj në Facebook.
“Unë dhe ekipi im jemi ndjerë si në shtëpinë tonë natë pas nate në këtë vend”.
“Faleminderit edhe një herë, shpresoj të shihemi së shpejti – unë ju dua”, ka përfunduar Lipa.