Silva Gunbardhi vjen me këngë të re

Mediale Vip

Silva Gunbardhi vjen me këngë të re

Më: 18 mars 2017 Në ora: 11:36
Silva Gunbardhi dhe Defri Dervishi

Këngëtarja shqiptare, Silva Gunbardhi ka publikuar këngën e saj më të re “Lalushe”, e cila vjen në bashkëpunim me Defrin, pas një kohe të gjatë që nga koha kur në vitin 2013 kishte publikuar hitin e madhe “Të ka lali shpirt”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin Instagram.

“Pas një pune dy mujore në montazh sot ju prezantoj me këngën e re LALUSHE! Shumë falënderime të përzemërta super talentit Defri Dervishi, i cili besoi dhe investoi në këtë projekt, faleminderit As recording, Max production, Lorel make up artist, Joni Peçi! Më në fund Lalusheeeee”, shkruan Silva në llogarinë e saj në Instagram.

Ndryshe, kënga e saj e fundit ishte “Ding Dong”, e cila pati më shumë se një milion klikime në You Tube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat