Gwyneth Paltrow drejt altarit me Brad Falchuk, artistja prej tre vitesh në lidhje me skenaristin

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow drejt altarit me Brad Falchuk, artistja prej tre vitesh në lidhje me skenaristin

Më: 18 mars 2017 Në ora: 12:06
Gwyneth Paltow dhe

Ata frekuentohen bashkë prej tre vjetësh, që kur janë njohur gjatë xhirimeve të ‘Glee’, që atëherë ka shpërthyer dashuria mes Gwyneth Paltow dhe skenaristit të serive televizive Brad Falchuk.

Tani ‘Us Weekly’ flet për një martesë mes tyre. Sigurisht që artistja nuk e mban sekret love story dhe poston foto të të dyve në rrjetet sociale.

Martesa mes Chris Martin dhe Gwyneth është akoma dhe sot një nga historitë më të dashura të gossip.
Pas dhjetë viteve martesë dhe dy fëmijëve, ata u divorcuar, por vazhdojnë edhe sot të kenë raporte shumë të mira mes tyre.

Gwyneth shkon shpesh herë në koncertet e Coldplay me fëmijët e saj. Tani qarkullojnë zërat që e duan sërish Paltrow në altar. Mesa dukesh ai shumë shpejt do ti kërkojë dorën artistes dhe ajo duket se është gati për një ‘po’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat