Luana zbulon një “sekret” për Marinën, ja si ndikon ajo tek e motra dhe Getoari

Mediale Vip

Luana zbulon një “sekret” për Marinën, ja si ndikon ajo tek e motra dhe Getoari

Më: 18 mars 2017 Në ora: 12:14
Luana, Marina dhe Getoar Selimi

E ftuar dje në një emision Luana rrëfeu shumë gjëra nga jeta e saj personale.

Luana tregoi se ajo dhe e motra Marina kanë kryer shkollën për kanto, edhe pse vëtëm Luana vendosi të bëhej këngëtare, ndërsa Marina mbetet vetëm moderatore.

Por Luana zbulon një “sekret” për Marinën, ajo thotë se ka shumë vesh për muzikë, dhe shpeshherë ajo përzgjedh cila nga këngët e Luanës dhe Getoarit do bëhet hit:”Marina ka shumë vesh muzike dhe ndodh që si këngët e Getit dhe ato të miat, kur Marina thotë që kjo do të jetë hit ajo bëhet patjetër një hit” tha Luana.

E pyetur nëse një ditë Marina do të bëhet këngëtare, Luana u përgjigj se Marina nuk e ka në qejf prandaj dhe nuk do donte të vazhdonte më për kanto përfundoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat