Katy fiton gjyqin pas akuzave se bënte magji të zezë

Mediale Vip

Katy fiton gjyqin pas akuzave se bënte magji të zezë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 12:50
Katy Perry

Pesë motra akuzuan këngëtaren e njohur Katy Perry se praktikon magjinë e zezë.

Nisur nga fakti që Katy kërkonte të blinte pronën e tyre (manastir) me një çmim prej 9.3 milionë paundësh. Paçka se çmimi ishte mjaft i lartë, motrat nuk pranuan që Perry të bëhej pronare sepse fillimisht ishte e papërshtatshme dhe më pas, gjetën një tjetër pronare.

“Nuk  më pëlqen Katy Perry. Kam parë gjëra në internet që ajo bën dhe nuk janë fare të mira. Është e shpifur!” – është shprehur njëra prej murgeshave.

Gjykatësja Stephanie Boëick ka dhënë ditën e sotme vendimin përfundimtar të procesit gjyqësor dhe ka shpallur të paligjshëm vendimin e motrave për t’ia shitur manastirin gruas së panjohur pasi ato nuk kanë asnjë të drejtë juridike për të shitur manastirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat