Eli Fara tregon arsyen e vërtetë: Ja pse vendosa të mos martohem përsëri

Mediale Vip

Eli Fara tregon arsyen e vërtetë: Ja pse vendosa të mos martohem përsëri

Më: 18 mars 2017 Në ora: 20:57
Eli Fara

Eli Fara një nga këngëtaret më të bukura shqiptare, edhe pse vitet ikin.

Ajo është nënë e një vajze, Marinës, që është bërë gjithashtu personazh i njohur, që e ka lindur kur ishte shumë e re në moshë. Martesa e saj me të atin e vajzës përfundoi shpejt dhe që nga ajo kohë Eli Fara, nuk është rimartuar duke vendosur të jetojë vetëm me vajzën dhe t’i kushtohet muzikës.

Konica.al ka sjellë një rrëfim mbi jetën e Eli Farës, e cila ka treguar edhe pse nuk është martuar më.

E divorcuar në një moshë të re, ajo nuk ka menduar më ta përsërisë eksperiencën e martesës. Fakti që lëviz shumë nëpër koncerte, që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në avionë e në hotele, mendon se një lidhje është e vështirë për t’u mbajtur. Dhe pastaj ekziston dhe shija e zhgënjimit, që dhe pse zbehet me kalimin e kohës, ka vënë rrënjë në shpirtin e saj, por dhe personi i duhur nuk i ka ardhur. “Po sikur t’më binte prapë diçka zhgënjyese, ti bija kokës me grushte, pastaj”,-thotë dhe përsërit refrenin, se më mirë të rrish vetëm, sepse administron si nikoqire, prioritetet e jetës.

Dhe nëse ato janë fëmija, karriera dhe kujdesi për veten, Eli ka bërë një punë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat