Marsh tregon si e shpëtuan fëmijët e saj

Mediale Vip

Marsh tregon si e shpëtuan fëmijët e saj

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:06
Kym Marsh dhe vajza e saj

Aktorja Kym Marsh ka rrëfyer se si fëmijët e saj që ka e shpëtuan atë, pas vdekjes së të birit që i vdiq në javën e 21-të.

Ajo ka thënë se pas kësaj kishte është ndjerë fort e dëshpëruar, por që tre fëmijët tjerë e kanë rikthyer në jetë normale pas gjendjes së rënduar psikike.

Marsh ka treguar se nuk gjente mënyrë të daljes nga kriza, por që fuqinë e gjeti te David dhe Emilie.

“Pas humbjes së Archie unë isha tërësisht e humbur”.

“Kurrë nuk e kam menduar që të ia marrë vetes jetën, por nuk e di si do të ia dilja mbanë po sikur të mos i kisha dy fëmijët tjerë, që më dhanë mbështetje duke qenë pranë meje”, ka thënë 40 vjeçarja.

Ajo ka thënë se i kupton totalisht njerëzit që përballen me këso situata.

“Kur vdiq Archie, gjëja e vetme që ia thoja vetes, ishte: “Pse më ndodhi pikërisht mua?”, ka thënë Marsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat