Aktorja që prishi martesën e Jolie dhe Pitt, lindi fëmijën e dytë

Mediale Vip

Aktorja që prishi martesën e Jolie dhe Pitt, lindi fëmijën e dytë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:34
Marion Cotillard dhe Brad Pitt

Ajo me bashkëshortin e saj Guillaum Canet tashmë kanë djalin pesëvjeç, ndërsa se është shtatzënë për herë të dytë kishte bërë të ditur në shtator kur Angelina Jolie dhe Brad Pitt paralajmëruan se do të ndahen dhe me këtë deshi të demantojë pohimet se është dashnorja e Pitt.

Lajmi se aktorja franceze ka lindur vajzë e ka bërë të ditur zëdhënësi i saj. Marion dhe bashkëshorti i saj, aktori dhe regjisori Guillaume Canet tashmë kanë djalin pesëvjeçar, ndërsa se do të ketë edhe një fëmijë Marion e kishte bërë të ditur në rrjetin Instagram.

“Para disa vitesh kam njohur njeriun e jetës sime, babanë e djalit dhe fëmijës të cilin do ta kemi së shpejti. Ai është dashuria ime, shoku im më i mirë dhe i vetmi të cilit i nevojitem”, kishte shkruar aktorja.

Ajo me këtë kishte dashur të shuajë zërat se është në aferë me aktorin Brad Pitt.

Në fakt, pasi Pitt dhe Jolie lajmëruan se do të ndahen, shpërthyen thashethemet se Marion është fajtore për shkatërrimin e martesës së tyre, pasi gjatë xhirimit të filmit “Allied” kishte nisur aferën me aktorin e njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat