E tmerrshme çka do të ndodh në ‘Fate të Kryqëzuara’

Mediale Vip

E tmerrshme çka do të ndodh në ‘Fate të Kryqëzuara’

Më: 19 mars 2017 Në ora: 19:20
Fate të Kryqëzuara

Xhansu i jep lajmin e shtatzënisë Dilarës. Dilara gëzohet por edhe shqetësohet për jetën e Xhansusë. Asuman është shumë e nevrikosur me Dilarën dhe i shkatërron asaj bizhuteritë. Keriman gëzohet shumë nga lajmi i shtatzënisë Xhansu i tregon Ozkanit se do të bëhet gjysh.

Ozkan bën aksident me makinën e një klienti që është shef i mafies. Burhan shikon ngjarjen. ENgin dhe Ozkan mërziten shumë. Burhan ndërhyn tek krimineli dhe i blen atij një makinë të re që të falë Ozkanin. Ozan i ngre kurth Hazallit duke folur në telefon sikur ka në dorë një biznes me fitim të madh. Hazall përdor Emirhanin për të marrë më shumë informacion dhe i tregon çdo gjë Mahides.

Mahide ka prova kundër Hazallit për faktin që ajo ka vrarë Ozgyrin, për këtë arsye e shantazhon Hazallin të spiunojë çdo gjë të familjes dhe kompanisë. Hazallin e vret ndërgjegja për vdekje e Ozgyrit.

Dilara dëshiron që Asuman të largohet nga shtëpia por Harun insiston që ajo të qëndrojë. Asuman sillet shumë e dashur me Hazallin dhe e nxit atë kundër Dilarës. Dilara paralajmëron Harunin se e keqja ka për t’u ardhur nga Asumani. Xhansu dhe Denis organizojnë një darkë për Burhanin, Ozkanin dhe Kerimanin. Keriman njihet me Burhanin dhe dashurohet me të. Xhansu humbet kontrollin e dorës. Mahide bie në grackën që i ka ngritur Ozani. Ajo është e vendosur të gjejë Rahmiun dhe të marrë hak prej tij. Harun bëhet xheloz për Ahmetin i cili qëndron shumë pranë Dilarës.

 Mahide ka dërguar disa njerëz për të ndjekur Xhihanin. Ajo i ka urdhëruar ata të vrasin Xhihanin. Fëmijët luajnë në jahtin e Xhihanit. Një prej fëmijëve është duke u mbytur. Xhihan hidhet për t’i shpëtuar jetën. Jahti shpërthen por askush nuk vdes. Policia lajmëron Ozanin se kanë gjetur trupin e Rahmiut. Ozan njofton Xhihanin. Trupi i gjetur nuk është i Rahmiut. Dilara i mban qëndrim Harunit për sjelljen e tij prej xhelozi. Asuman dhe Hazall festojnë së bashku gjithë natën. Mahides i vjen lajmi se Xhihan ka vdekur. Hatixhe i mban qëndrim Mahides për veprimin e saj. Xhihan nuk e fal Rahmiun për vdekjen e së motrës dhe Ajshes. Keriman arrin të gjejë adresën e Burhanit. Mahide mendon se pas kurthit që i ka ngritur Ozani fshihet edhe Hazalli.

Hazall reagon ashpër kur një djalë e ngacmon në festë. Asuman bëhet dyshuese për reagimin e Hazallit. Harun i kërkon falje Dilarës duke i dhuruar një trëndafil. Ozan nuk e lejon Xhihanin të largohet. Xhihani nuk e fal Xhansunë për faktin që është martuar fshehurazi. Asuman takon Xhansunë dhe Denisin. Burhan kujdeset që Enxhi të çlirohet nga punët e pista ku ishte e përfshirë. Engin i ushtron presion Ozkanit për të paguar sa më shpejt borxhin që ka ndaj Burhanit. Ozkan mendon se prej miqësisë me Burhanin s’duhet të paguajë asgjë. Asuman ngacmon Xhansunë për Xhihanin. Denis e shpëton nga situata duke u shtirur sikur Xhihan dhe Xhansu vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira. Keriman zbukurohet për të takuar Burhanin dhe i dërgon atij ushqimin e tij të preferuar. Hazall i lutet Mahides të ketë besim tek ajo.

Burhan e bën Ozkanin të firmosë di zihet me Ozanin që i ka kontrolluar asaj telefonin. Ozan pranon para Hazallit se është ai që ka mashtruar Mahiden. Xhihan dëgjon debatin e tyre. Ozgyr është gjallë dhe Mahide e ka regjistruar në akademi arti. Mithat ka borxhe pasi i duhet të paguajë azilin e shtrenjtë të gjyshes. Ai ka intervistë me Hazallin por kur e shikon arrogancën e saj, e lë intervistën përgjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat