Një nga motrat Kardashian u martua dhe askush nuk e kuptoi?

Mediale Vip

Një nga motrat Kardashian u martua dhe askush nuk e kuptoi?

Më: 19 mars 2017 Në ora: 20:33
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Ka kaluar shumë kohë që prej ditës që kemi shkruar për këtë çift. Komentuam se martesa e tyre do të ishte më madhështorja e vitit dhe për të do të fliste i gjithë Hollywood-i.

Por mesa duket ka kaluar më shumë kohë seç mendonim, sepse në daljen e  fundit çifti na zbuloi diçka që nuk na kishte tërhequr vëmendjen.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, mesa duket kanë ecur një hap më shumë në lidhjen e tyre dhe këtë e vërteton më mirë nga të gjitha unza që mbante në dorë gjatë festës së St. Patrick.

Çifti darkoi në restorantin No Name dhe Khloe edhe këtë herë bëri që e gjithë vëmendja të përqëndrohej tek ajo, jo vetëm për shkak të paraqitjes. 32-vjeçarja mbante në gishtin e saj jo një, por dy unaza prej diamanti, duke ngjallur kështu shumë reagime dhe thashetheme.

Kjo do të thotë që çifti është martuar në fshehtësi? Koha do të tregojë se si qëndron e vërteta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat