Konkurrentja e Big Brother që nuk e ka njohur dashurinë, asaj nuk i interesojnë “djemtë e bukur dhe bosh”

Mediale Vip

Konkurrentja e Big Brother që nuk e ka njohur dashurinë, asaj nuk i interesojnë “djemtë e bukur dhe bosh”

Më: 20 mars 2017 Në ora: 00:06
Xheni Mhillaj

Konkurrentja e këtij edicioni të Big Brother, Xheni Mhillaj, nuk ka pasur histori të mëdha dashurie, por vetëm njohje.

Siç thuhet në profilin e saj, ajo nuk ka një të dashur ashtu siç e do ajo, sepse nuk ka gjetur akoma dikë që ia vlen për të provuar dashurinë.

21-vjeçares nuk i interesojnë djemtë e bukur dhe bosh, thjeshtë për të kaluar kohë, pasi ajo shprehet se nuk ka kohë për të humbur.

Ka nevojë për një të dashur që të shohë gjithë bukurinë e brendshme që ndodhet tek ajo, pasi mendon se mund të japë shumë nga vetja dhe të përkushtohet.

I pëlqen të njohë njerëz të rinj. Nuk është paragjykuese, sidomos nga dukja pasi sipas saj dukja të gënjen.

Ajo mendon se duhet t’u japë mundësinë personave që të shprehen dhe të njihet më shumë me ta. Në momentin që krijohet kjo njohje mund të arrihet në një vlerësim për personin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat