Dasma e Cameron Diaz me Madden ishte punë minutash!

Mediale Vip

Dasma e Cameron Diaz me Madden ishte punë minutash!

Më: 20 mars 2017 Në ora: 09:40
Cameron Diaz me Madden

Cameron Diaz ka çdo herë sekrete që jo shpesh shpalos për publikun dhe adhuruesit e saj.

Por, jo çdo herë ajo shfaq interes për të treguar detaje rreth martesës së saj.

E diçka të tillë mediat rozë kanë cituar duke thënë se kur aktorja e njohur Diaz zgjodhi të martohej me Madden, çifti nuk preferuan një dasmë të madhe.

Krejt çka u mori kohë për një ceremoni të thjeshtë por të bukur, ishin 15 minuta.

Ceremonia e tyre martesore thuhet se ishte punë minutash, pastaj të ftuarit u inkurajuan për të shkuar në ambient të jashtëm për të shijuar koktejet dhe muzikë nën një tendë dekoruar.

Ndryshe nga shumë porsamartuar, Diaz dhe Madden gëzuan natën e tyre të parë si një çift i martuar në shtëpi dhe u nisën në një muaj mjalti në Wyoming.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat