Bashkëshortja e Neki Emrës i rikthehet profesionit të prezantueses së lajmeve

Mediale Vip

Bashkëshortja e Neki Emrës i rikthehet profesionit të prezantueses së lajmeve

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:43
Zana Zhavelli dhe Neki Emra

Prezantuesja e lajmeve pas një pauze të gjatë po i rikthehet sot profesionit.

Zana Zhavellin sërish do ta shohin në ekranet televizive si prezantuese e lajmeve.

Kështu së paku ka njoftuar vet bukuroshja përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook teksa ka zbuluar edhe mediumin ku mund ta shohim sonte.

“Të gjithëve që ju ka munguar prezantimi i lajmeve nga unë, keni mundësi të më ndiqni sonte live duke filluar prej orës 19:15 në Tribuna Channel. Qëndroni me ne!!!”, ka shkruar Zana në Facebook.

Kujtojmë se prezantuesja më parë ka punuar në Klan Kosova ndërsa është e martuar me këngëtarin e njohur Neki Emra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat