Djali i Alfred Kaçinarit tregon fytyrën e Encës para operacioneve

Mediale Vip

Djali i Alfred Kaçinarit tregon fytyrën e Encës para operacioneve

Më: 21 mars 2017 Në ora: 21:39
Enca Haxhia

Këngëtarja Enca Haxhia e ka nisur shumë e re karrierën e saj, duke kënduar në disa kompeticione për fëmijë.

Në vitin 2011 ajo sprovoi veten në spektaklin “The Voice of Albania”, ku përkundër performancës të mirë , nuk arriti të kualifikohej as në fazën e parë.

Gjithsesi, paraqitja nëpër shumë kompeticione, i ka dhënë mundësinë bukuroshes nga Tirana që të njihet me shumë miq, e një ndër ta edhe Gjergj Kaçinarin, ose ndryshe djalin e kompozitorit të njohur Alfred Kaçinari, i cili gjithashtu ishte pjesëmarrës në “The Voie of Albania 1”.

Ky e fundit ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, një fotografi, ku shfaqet shumë vite më parë bashkë me Encën, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë: “Para kredisë”, duke qenë i vetëdijshëm kështu për ndryshimet e mëdha që kanë pësuar të dy, e në veçanti këngëtarja. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat