Hermes shënon profit rekord mbi 1 miliard euro

Mediale Vip

Hermes shënon profit rekord mbi 1 miliard euro

Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:43
Hermes

Profiti i shtëpisë franceze të modës Hermes, e njohur për nga galanteria dhe rrobat e shtrenjta, në vitin e kaluar për herë të parë ka tejkaluar shumën mbi një miliard euro, tregojnë të mërkurën rezultatet e bëra publike.

Fitimi neto i kompanisë ka arritur 1,1 miliard euro, që paraqet ngritje prej 13 për qind në krahasim me vitin 2015, por prapë këto shifra janë nën pritjet e vlerësimeve të analistëve, të cilët i ka anketuar kompania hulumtuese Faktset, transmeton agjencia France press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat