Pas lajmeve për krizë në martesë, reagon Sinan Hoxha

Mediale Vip

Pas lajmeve për krizë në martesë, reagon Sinan Hoxha

Më: 22 mars 2017 Në ora: 13:50
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani

“Sinan Hoxha dhe Andrra Destani në prag të ndarjes”, apo “Krizë në martesën e Sinan Hoxhës”, kanë qenë vetëm disa nga titujt që pushtuan gjatë ditës së djeshme mediat online.

Çifti janë bërë prej pak kohësh prindër dhe kohëve të fundit e gjithë vëmendja është tek ta.

Por, një poezi e Andrrës që fliste për një histori dashurie në një situatë jo dhe aq të mirë nxiti thashethemet se ajo i referohej jetës së bukuroshes.

Por si është e vërteta? Këngëtari u është përgjigjur të gjithëve duke publikuar një fotografi ku shihet pranë bashkëshortes, madje shumë afër saj. Siç duket, marrëdhënia e çiftit është për mrekulli dhe aktualisht janë duke shijuar lumturinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat