Big Brother paralajmëron: "Sot në darkë ndodh diçka e madhe"

Mediale Vip

Big Brother paralajmëron: "Sot në darkë ndodh diçka e madhe"

Më: 22 mars 2017 Në ora: 14:08
Big Brother

Big Brother ka vendosur që të bashkojë në mbrëmje për një darkë vajzat me djemtë, ku këta të fundit do të jenë edhe mikpritësit.

“Vëllai i Madh” ka njoftuar vajzat se sonte në mbrëmje do të jenë të ftuarat e djemve, duke u dhënë edhe një këshillë që të bëhen të bukura.

Por ky takim e ka një kusht, vajzat nuk duhet që të hapin perden për të parë djemtë.

Pasi Fotinia ka lexuar zarfin që i është dorëzuar nga Big Brother, mes vajzave ka filluar komentet se çfarë do t’u gatuajnë vallë djemtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat