E dashura vinte tapë në 4 të mëngjesit, djali: S'i vija dot kushte, por ja ç'i bëra

Mediale Vip

E dashura vinte tapë në 4 të mëngjesit, djali: S'i vija dot kushte, por ja ç'i bëra

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:52
Damiano

Edhe pse i ri në moshë dhe nuk ka kaluar ende java e parë e “Big Brother”, Damiano është një prej personazheve që ka spikatur në këtë spektakël. Ai ka komentuar ditën e sotme ndarjen nga e dashura në Suedi, me të cilën edhe kishte bashkëjetuar.

Ai tregon se vajza suedeze me të cilën shoqërohej ra pre e zakoneve të këqija të shoqërisë që nisi të frekuentonte dhe kjo e detyroi Damianon që të distancohej e më pas të ndahej përfundimisht nga ajo.

“Kam bashkëjetuar. Ajo ishte tip shumë i mirë, shumë e edukuar, por kur shkon në një vend të Evropës duhet të marrësh gjerat e mira, jo shfrenimin. Vajza 3 muajt e fundit arriti që ndërroi shoqëri dhe u bë pre e alkoolit. Dilte shpesh me shoqet. Femrat janë të pavarura atje. Ajo vinte në ora 4-5 e dehur”, tregon ai.

“Si vija dot kushte. U përpoqa ta ndihmoja, por ajo vazhdonte. Arrita në atë pikë që i thashë se s’mund të vazhdojë më”, thotë Damiano.

Ai shton se mendon që në një lidhje, në bashkëjetesë duhet që të dy të përpiqen të mos e bëjnë jetën rutinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat