Kate Middelton shtatzënë?

Mediale Vip

Kate Middelton shtatzënë?

Më: 24 mars 2017 Në ora: 08:29
Kate Middelton dhe princi William

Një anëtar i ri në familjen mbretërore ? Po, sipas një burimi për “Star magazine”, i cili ka deklaruar se Kate Middelton dhe princi William presin fëmijën e tyre të tretë. Nuk mund të thuhet se ky është një lajm edhe aq surprizues pasi thuhet se dukesha është e vendosur të ketë edhe dy fëmijë të tjerë në 5 vitet e ardhshme. Pjesa më e këndshme e gjithë kësaj, është momenti kur çifti ndau  lajmin e lumtur me familjen.

Ishte princi George, fëmija i parë i çiftit, i cili u dha lajmin duke thënë se “mami ka një bebe në barkun e saj”. Menjëherë mbretëresha ngriti një dolli dhe përqafoi dukeshën Kate, ndërkohë që princi William ndodhej në një udhëtim me miqtë e tij. Sipas burimit,  çifti nuk e ka mësuar ende gjininë e fëmijës së tyre, por ajo që ka rëndësi për ta është vetëm që të jetë i shëndetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat