Çka fshihet pas mesazheve të koduara të Elvanës?!

Mediale Vip

Çka fshihet pas mesazheve të koduara të Elvanës?!

Më: 25 mars 2017 Në ora: 10:42
Elvana Gjata

Përgjatë gjithë vitit 2016 dhe dy muajve të parë të 2017-tës, paraqitjet në rrjete sociale të Elvana Gjatës mund të numëroheshin në gishta.

Shpesh, fansat e shumtë shqetësoheshin nga mungesa e saj në jetën publike për javë të tëra, deri në një paraqitje të sërishme që i linte vendin një tjetër ‘avullimi’.

Por, Elvana së fundmi ka intensifikuar paraqitjet e saj në rrjete sociale duke bërë atë që di shumë mirë – ngritjen e hamendësimeve dhe dilemave të shumta mes ndjekësish në rrjete sociale.

‘Mos harro çdo gjë që ne kemi kaluar’, ‘Shiko prapa në udhëtimin tonë’, ‘Nuk të mungon kurrë shtëpia derisa ajo shkon‘ – kanë qenë vetëm disa prej mbishkrimeve të këngëtares në Instagram që janë interpretuar në mënyra të ndryshme.

Në portale madje u shkruajt për një gjendje të rëndë emocionale të Elvanës mirëpo duke njohur karakterin e saj që nuk zbulon asgjë nga jeta e saj private, kjo është vështirë e besueshme.

Sipas të gjitha gjasave, frazat e postuara në gjuhën angleze janë pjesë të tekstit të projektit të saj të ri për debutim ndërkombëtar që duket se ka nisur numërimin prapa.

Prive.al pati raportuar në Janar se Elvana me producentë të njohur si Poo Bear dhe Sasha Sirota ka përgatitur jo një por disa projekte muzikore të cilave në bazë të këtyre indikacioneve, momenti i publikimit i është afruar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat