Amanda Seyfried bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Amanda Seyfried bëhet nënë për herë të parë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 12:31
Amanda Seyfried dhe burri i saj

Amanda Seyfried ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë. “E!” ka konfirmuar lajmin se aktorja 31-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Thomas Sadoski 40-vjeç janë tashmë prindër të një vajze të vogël.

Çifti bëri publik lajmin për shtatzaninë e Amanda-s në muajin nëntor. Deri tani ende nuk është zbuluar emri i vajzës të sapoardhur në jetë.

Amanda dhe bashkëshorti i saj janë takuar në xhirimet e filmit “The Last Word”, ku kanë luajtur së bashku, vitin e kaluar.

Në muajin shtator ata bënë publike fejesën e tyre, ndërsa vetëm dy muaj më vonë treguan se së shpejti do të bëheshin prindër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat