Komunikimi me letra e bën më të vështirë zbulimin e bisedave dhe strategjive që do të përdorin vajzat e djemtë beqarë, të cilët duket se kanë formuar edhe aleancat e para mes tyre.
Por një aleancë që dihej prej fillimit të spektaklit është mes Liridonit dhe Donjetës, motër e vëlla.
Ndërsa prej shumë ditë ata kanë komunikuar shumë pak me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos linin dyshime tek banorët e tjerë, situata brenda dy shtëpive është nxehur aq sa vëlla e motër, kanë filluar të diskutojnë rreth strategjisë që do të vijojnë të ndjekin.
Liridioni i shkruan Donjetës, që të ruhet se është e vetme dhe nuk ka asnjë nga vajzat në krah.
Liridoni përpiqet shumë që këshillat e tij për të motrën të mos kuptohen nga publiku dhe pas çdo fjalie e fshin atë dhe mundohet që ta ruaj letrën nga kamerat.
Nga sa kuptohet, Liridoni i e paralajmëron Donjetën që të ruhet më tepër nga Fotinia, në krahë të së cilës ai thotë se janë edhe Armela dhe Sidtrita, “zeshkanet”.
Për Sidritën ai mendon se do të dalë e para nga shtëpia dhe i duket se i sugjeron të motrës të qëndrojë e qetë, të vijojë strategjinë e saj dhe të lodhë bionden, Fotininë.