Ed Sheeran harron tekstin e këngës gjatë performancës 'live' në koncert

Mediale Vip

Ed Sheeran harron tekstin e këngës gjatë performancës 'live' në koncert

Më: 25 mars 2017 Në ora: 15:41
Ed Sheeran

Albumi i tij i fundit theu rekordin e Adele, i cili shiti 432 mijë kopje vetëm në 3 ditë por Ed Sheeran ka treguar se ai akoma bëhet nervoz pasi ka harruar tekstin e një prej këngëve të tij ndërkohë që ishte duke performuar “live” mbrëmjen e së premtes në “Comic Relief”.

Të gjithë sytë ishin tek ylli 26-vjeçar në momentin kur ai harroi vargjet e këngës së tij më të re “What Do I Know”.

Por muzikanti më i suksesshëm i momentit nuk ka lejuar që nervozizmi ta mposhtë atë pasi ka vijuar duke kënduar, ndërkohë që ka buzëqeshur për gabimin e bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat