Nëna e Armelës së “Big Brother” tregon sekretin e saj: Ju lutem mos e paragjykoni

Mediale Vip

Nëna e Armelës së “Big Brother” tregon sekretin e saj: Ju lutem mos e paragjykoni

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:12
Armela

Armela është ndër banoret më simpatike të këtij edicioni. Modelja është 21 vjeç dhe prej kohësh ka jetuar vetëm me gjyshen dhe mamanë pasi prindërit i janë ndarë që kur e ëma ka qenë shtatzënë. Babanë Armela e ka njohur vetëm para tre vitesh, kur e ka parë në rrugë bashkë me mamanë.

Takim në të cilin ajo ka mësuar se ka edhe një vëlla, të cilin e do shumë. Ndërsa me të atin ka marrëdhënie të ftohta edhe pas disa vitesh që e ka njohur. Deri në moshën 16 vjeçe Armela dhe e ëma nuk janë ndarë kurrë nga njëra-tjetra, derisa ajo për një jetesë më të mirë emigroi në Itali, duke e lënë vajzën e saj vetëm me gjyshen. Këtë ndarje ajo e ka përjetuar shumë keq. Megjithatë Eglantina dhe Armela janë shumë të afërta me njëra-tjetrën.

 E kontaktuar nga “Bluetooth”, mamaja e banores rrëfen detajet e  jetës së vajzës së saj. “Armelën e shoh shumë mirë, është e qetë në  “Big Brother”, po argëtohet. Loja për të sapo ka filluar dhe po njihet  me banorët”, rrëfen mamaja saj. Nga ana tjetër, ajo ka zbuluar edhe  lidhjen e përfunduar që e bija ka pasur pak kohë më parë.

“Armela ka pasur një lidhje, por ka përfunduar, kohë e gjatë ka qenë si lidhje, arsyet më mirë duhet t’i thotë vetë ime bijë”. Sa i përket karrierës në modeling, Eglantina rrëfen se vajza e saj është një profesioniste e vërtetë “Sa për botën e spektaklit unë e kam parë shumë profesioniste, jo se do mburrem që ajo është vajza ime.

Por di të them që është shumë e preferuar, ka marrë pjesë në miss-e e në shumë pasarela. Në rrëfimin e saj, mamaja e konkurrentes tregon dhe për marrëdhëniet që e bija ka me babanë, që prej shumë vitesh nuk e ka njohur.

“Me babanë ka marrëdhënie shumë të mira, por bashkë jemi shumë të lidhura. Nuk mbajmë sekrete nga njëra-tjetra, mi tregon të gjitha. Unë jam krenare që kam një vajzë të tillë dhe uroj një fitore pse jo”. Në fund ajo nuk harron të përgjigjet edhe ndaj lajmeve që kanë shprehur se Armela i përket komunitetit rom.

“Armela nuk i përket komunitetit rom, është mulate. Fakti që është mulate nuk e penalizon në lojë, sepse ajo është e komunikueshme me të gjithë shoqërinë dhe të afërmit dhe vazhdon një shkollë të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci.

Por paragjykimet ekzistojnë në Shqipëri edhe pse jemi në 2017. Racizmi nuk duhet të ekzistojë. Kështu Shqipëria nuk do të eci kurrë përpara” ka thënë mamaja e 21 vjeçares.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat