Venera Lumani së shpejti me këngë të re

Mediale Vip

Venera Lumani së shpejti me këngë të re

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:53
Këngëtarja e famshme shqiptare, Venera Lumani

Këngëtarja e famshme shqiptare, Venera Lumani, e cila është bërë shumë e njohur nga performancat e shkëlqyera në “ The Voice of Albania”, ka treguar se së shpejti do të sjellë këngën e re.

25-vjeçarja nga Struga, në foton e postuar në  Instagram, shihet të jetë në një studio incizimi. Ajo në përshkrimin e kësaj fotoje tregon se kënga do të punohet së bashku me EranPro Studio.

Venera Lumani  është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh poston fotografi së bashku me të dashurin e saj, Lind Islami, i cili gjithashtu u bë i pëlqyer nga të gjithë pas pjesëmarrjes së tij në “ The Voice”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat