Bashkëshortja e Dr. Florit shfaqet me djalin e vogël: Çdo gjë që vjen nga Perëndia është e bekuar

Mediale Vip

Bashkëshortja e Dr. Florit shfaqet me djalin e vogël: Çdo gjë që vjen nga Perëndia është e bekuar

Më: 25 mars 2017 Në ora: 21:51
Blerina

Për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, bashkëshortja e tij Blerina ka dalë në një studio televizive së bashku me djalin e tyre Danielin. Në fakt prania e Blerinës në emsionin “Xing me Ermalin” ka qenë për një qëllim të madh e të rëndësishëm, për të sensibilizuar shoqërinë se Danieli, ashtu si dhe gjithe personat e tjerë me sindromën Doën duhen parë dhe duhen vlerësuar si të barabartë në shoqërinë tonë, që shpesh është paragjykuese ndaj tyre.

 Blerina ka treguar gjatë intervistës se personi që i ka qëndruar më pranë pas lindjes së vogëlushit ka  qenë pastori i kishës “Rilindja”, Fitor Muça.

Në këtë kontekst, e lidhur me besimin tek Zoti, Blerina ka shpjeguar arsyen përse ka vendosur që Danieli të vijë në jetë, pavarësisht dyshimeve gjatë shtatzënisë se ai mund të ishte me sindormën Doën. “Çdo gjë që vjen nga Perëndia është e bekuar dhe jemi falenderues ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat