Këto janë çiftet e nominuara për këtë javë në BBA

Mediale Vip

Këto janë çiftet e nominuara për këtë javë në BBA

Më: 26 mars 2017 Në ora: 00:21
Big Brother

Çiftet që janë banorë zyrtarë të BBA9, kanë bërë nominimet e para.

Këtë javë janë tre çifte të nominuara dhe një nga çiftet do të dalë javën e ardhshme, shkruan lajmi.net

E tri çiftet e rrezikuara janë:

Gerta dhe Denis, për shkak se thyen rregullat dhe u nominuan automatikisht!

Ndërsa, ata të cilët u nominuan nga banorët janë Ejona dhe Ademi si dhe Vivi dhe Kei.

Pra të nominuarit janë Gerta dhe Denisi, Kei dhe Vivi, Ejona dhe Ademi dhe tashmë është hapur edhe televotimi.

Kurse çifti i preferuar i javës janë Fiorentina dhe Olsi të cilët kanë benefite që do vendosin se kush do pastrojë, kush do të gatuaj, pra janë ‘të zotët e shtëpisë’ për këtë javë! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat