Dukesha Kate: Amësia sfidë e madhe, s’kam vetëbesim

Mediale Vip

Dukesha Kate: Amësia sfidë e madhe, s’kam vetëbesim

Më: 26 mars 2017 Në ora: 07:18
Dukesha Kate dhe Princesha Charlote

Dukesha Kate ka folur hapur për përvojën e saj prej kur është bërë nënë.

Personalisht për të amësia ka qenë shpërblim, por edhe sfidë e madhe.

“Ka sfida edhe për mua që kam mbështetje të madhe, e jo më nënat tjera që ju mungon edhe kjo”, ka thënë 35 vjeçarja.

Dukesha e Kembrixhit ka thënë se nuk ka asgjë që mund ta përgatit një grua për përvojën e të qenit nënë.

“Ka përzierje të emocioneve, kënaqësi, lodhje, dashuri dhe brengosje, të gjitha në një”, ka thënë Kate.

Ajo ka përmendur se prej kur është bërë nënë ka pasur më pak vetëbesim.

Më tej Kate ka sugjeruar nënat tjera që për momentet e vështira që kalojnë të kërkojnë mbështetje tek të tjetër.

Kate dhe princi William janë martuar në prillin e vitit 2011 në Westminster Abbey, kurse janë prindër të Princit George – 3 vjec dhe Princeshës Charlote – 22 muajshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat