Damiano dhe Donjeta do ta vijojë konkurrimin në Big Brother si çift, ky ka qenë edhe vendim i publikut natën e kaluar.
Edhe pse ata nuk janë një çift i mirëfilltë, Damiano dhe Donjeta kuptohen mjaft mirë njëri me tjetrin.
Pas përfundimit të spektaklit ata janë shtrirë në krevatin e tyre dhe kanë hartuar edhe planin se si duhet të vijojnë lojën e tyre.
“Unë do të sjell mëngjesin në shtrat”, i thotë ai duke shtuar se në këtë mënyrë do të duket shumë “Gentleman” , pasi sipas Damianos shumica e publikut janë femra dhe më këtë gjest ata do t’i bëjnë për vete ato.
Gjithashtu Daminano i sugjeron Donjetës që ta ruajnë njëri-tjetrin, duke mos e lënë të gabojë në debat dhe të mos debatojnë kurrë me njëri-tjetrin.
Damiano i sugjeron Donjetës që të mos përfshihet në debate dhe të konsumohet me çiftet e vjetra, pasi sipas tij ata janë shumë të dobët, por ai thekson se duhet të ketë kujdes nga çiftet që do të vijnë.