Arta Bajrami paralajmëron këngë të reja

Mediale Vip

Arta Bajrami paralajmëron këngë të reja

Më: 26 mars 2017 Në ora: 20:05
Arta Bajrami

Ka kohë prej se Arta Bajrami nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. Mirëpo, këngëtarja nuk i harron fansat e saj dhe do të vijë me këngë të reja në një të ardhme të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se është duke punuar materiale të reja për rrymën muzikore që e pëlqen.

Natyrisht, se edhe këngët e reja do të punohen në studion e vëllait të saj, Don Arbas, nga studioja e të cilit ka publikuar edhe një fotografi.

“Ju përshëndes miqtë e mi, më në fund jam duke punuar disa projekte muzikore që gjithmonë kam dashur një rrymë muzikore që më fle në shpirt në studion Arbasound së bashku me Don Arbas.

“Këtu jam, nuk iki askund. Fansat e mi s’i harroj kurrë. Ju dua, Përjetësisht”, shkruan në faqen zyrtare të këngëtares në Facebook. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat