Andresa Ambrosio, çfarë nuk më pëlqen te shqiptarët

Mediale Vip

Andresa Ambrosio, çfarë nuk më pëlqen te shqiptarët

Më: 26 mars 2017 Në ora: 23:52
Andresa Ambrosio

Andresa është një prej figurave më të dashura televizive që na shoqëron çdo të diel në një prej emisioneve më të ndjekur “E diela Shqiptare”.

Prej vitesh tashmë në krah të prezantuesit të mirënjohur Ardit Gjebrea herë lozonjare, herë e çiltër Andresa rrëmbeu zemrën e të gjithëve ne që në fillimet  e daljes së saj në ekran. Por edhe pse e shkathët dhe e aspak e kompleksuar para ekranit moderatorja është tejet e rezevuar për jetën e saj private, larg vëmendjes së publikur, eventeve të shumta që zhvillohen në qytet dhe gjithë pompozitetit që shoqëron në përgjithësi jetën e personazheve publikë.

Në një intervistë të saj të fundit për gazetën Paloma, Andresa na tregon disa të fshehta të cilat nuk kemi pasur mundësi ti dëgjojmë prej saj çdo të diel, në ekran. Mes arsyeve positive pse duhet jetuar në Shqipëri dhe atyre negative, ajo tregon se familja është më e bukura, së bashku me sigurinë dhe ushqimin e mirë. Kurse sa u përket aspekteve negative, mungesa e respektit në makinë është për të më e bezdisura. Do të thonim një gjë jo tejet serioze për aq kohë sa mund të rekuperohet me pak mund dhe kohë apo jo?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat