Këngëtarja e famshme rrëfen: Djali im nuk është në shitje

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme rrëfen: Djali im nuk është në shitje

Më: 27 mars 2017 Në ora: 09:39
Liam Payne dhe Cheryl

Këngëtarja e njohur, Cheryl Cole ka sjellë në jetë djalin e saj të shtunën dhe nuk ka pranuar që të publikojë asnjë foto të djaloshit. 33-vjecarja ka thënë se i biri nuk është në shitje dhe së bashku me partnerin e saj kanë vendosur që të mos e bëjnë publik djalin sepse duhet të ruajnë privatësinë e tij.

Por ata kanë zgjedhur të publikojnë një foto të ish- anëtarit të One Direction, Liam Payne në Instagram duke e mbajtur djalin në krahë, në mënyrë që fytyra të mos i identifikohej.

“Miqtë e mi të ngushtë dhe familja ime e dinë që nuk ndodh shpesh që unë të mbetem pa fjalë…wow! Jam jashtëzakonisht i lumtur që të mirëpres djalin tim në këtë botë, është një moment që unë nuk do ta harroj për të gjithë jetën time dhe një nga kujtimet më të bukura që kam patur ndonjëherë. Jam i frikësuar për rrugën e nënës së tij pasi ka bërë gjithë këtë gjë për të bërë ëndrrën time realitet. Ne nuk i kemi vendosur akoma emër por ai na i ka marrë zemrat të gjithëve. Ndihem i bekuar,” – shkruajti 23-vjecari.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat