Familja mbretërore në Angli së shpejti me një princeshë të re?

Mediale Vip

Familja mbretërore në Angli së shpejti me një princeshë të re?

Më: 27 mars 2017 Në ora: 09:56
Princ Harry dhe Meghan Markle

Princ Harry dhe e dashura e tij, aktorja Meghan Markle janë të lidhur që prej verës se kaluar. Që në fillim kjo lidhje dukej të ishte ndryshe nga lidhjet e tjera që Princ Herry ka pasur gjatë jetës, edhe mesa duket rezultatet po duken. Sipas burimeve pranë çiftit, mësohet se së shpejti ata do të jetojnë së bashku në një apartmanet në “Kensington Palace”.

Hapi i madh nuk e ka vënë aspak në dilemë Princin pasi e vetmja gjë që ai dëshiron është që shtëpia e re të jetë gati. Meghan dhe Harry e konfirmuan lidhjen e tyre vjeshtë e kaluar. Meghan është divorcuar nga martesa e saj 2 vjeçare përpara se të njihej me Harry-n. Thuhet se Harry dhe aktorja amerikane do të jetojnë shumë pranë me princ Ëilliam dhe Kate. Edhe pse përfaqsuesit e pallatit mbretëror nuk kanë dhënë asnjë koment rreth një fejese të shpejtë, Meghan është shprehur se dëshiron shumë të këtë fëmijë me princin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat