Selena Gomez fluturim e te i dashuri

Mediale Vip

Selena Gomez fluturim e te i dashuri

Më: 27 mars 2017 Në ora: 11:50
Selena Gomez dhe The Weeknd

Këngëtarja Selena Gomez ka fluturuar për në Kolumbi në mënyrë që të kalojë kohë me të dashurin e saj The Weeknd.

Kjo pas një pushimi të shkurtër që ka ajo nga turneu në Amerikën e Jugut.

Gomez është parë në aeroportin e Bogota, kurse një ditë më pas ajo dhe The Weeknd bashkë janë nisur fillimisht për në Sao Paulo të Brazilit të të kalojnë pak kohë.

Pas kësaj ata kanë marrë rrugë për në Kolumbi.

Çifti paraqitjen e parë publike e kishin bërë në janarin e këtij viti për të thyer heshtjen rreth lidhjes së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat