Kim Kardashian po planifikon të mbesë shtatzënë sërish

Mediale Vip

Kim Kardashian po planifikon të mbesë shtatzënë sërish

Më: 27 mars 2017 Në ora: 17:01
Kim Kardashian West

Kim Kardashian West është duke provuar që të mbesë sërish shtatzënë, për tu bërë nënë për herë të tretë.

“Unë dëshiroj që fëmijët e mi të kenë edhe një motër ose vëlla, por momentalisht mjekët më kanë thënë se kjo gjë nuk është e sigurt për shëndetin tim”, ka thënë ajo në promon më të re të reality-show “Keeping Up With the Kardashians".

Ylli Kardashian tashmë është nënë e dy fëmijëve, North  që tashmë është tre vjeçare dhe djalit Saint që është 1 vjeçar.

Bashkëshortja e reperit, Kanye West i ka bërë publike edhe më herët problemet e saj me shtatzëni dhe vështirësitë lidhur me këtë.

Por kjo deklaratë është hera e parë që ajo e ka pranuar se është duke provuar të ketë edhe një fëmijë, të tretin me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat