Pas dasmës, Fiori Dardha me një projekt të ri

Mediale Vip

Pas dasmës, Fiori Dardha me një projekt të ri

Më: 27 mars 2017 Në ora: 22:18
Fiori Dardha

Moderatorja e njohur Fiori Dradha do të vijë me suksese të reja edhe në jetën profesionale, pas realizimit të dasmës së saj dasmën e saj në 5-vjetorin e të birit duke bërë që 2017-a të jetë viti më i rëndësishëm për të.

Pas një serie fotosh të bardha të ndara për të gjithë miqtë që iu bashkuan gëzimit të dasmës së saj, një foto me mikrofon ngriti pikëpyetjet: Një këngë tanimë? Një program tjetër? Çfarë do të jetë e radhës? 

Dhe nuk vonon shumë e Fiori zbulon detajet. Për t’iu kthyer magjisë e dashurisë së vjetër, moderatorja e “Boom” ka gjetur edhe një hapësirë tjetër në Ora News, në një dhomë tjetër, si? e quan ajo këndin e ri nga i cili do të flasë nga mikrofoni.

Këtë herë nuk është televizioni, por radio Ora News, në të cilën, duke filluar që nga 3 prilli, Fiori do të ketë një program të sajin që do të jetë edhe më pranë publikut dashamirës të radios.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat