Gerta dhe Kei “shqetësohen” për Donjetën

Mediale Vip

Gerta dhe Kei “shqetësohen” për Donjetën

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:09
Banoret e Big Brother

Kei dhe Fiorentina po vazhdojnë ta ruajnë marrëdhënien e mirë që kishin edhe javën e kaluar mes tyre, ndërsa vazhdojnë diskutimet në lidhje me dy çiftet e reja që u futën te ta.

Një natë më parë, Kei së bashku me Fiorentinën dhe me Gertën i bënë një analizë të detajuar Danjelit e Fotinisë, si dhe Damianos e Donjtetës. Megjithatë vajzat kanë vazhduar të flasin në lidhje me ta dhe konkretisht mbi Donjetën.

Gerta shprehet e habitur se si vajza nga Prishtina në vend të kafes në mëngjes konsumon pije me gaz.

“Ajo më tha që sot është pija e dytë me gaz që konsumon, por me ardhjen e drekës ajo do të konsumojë të tjera. Nuk e kuptoj se nga i çon”, thotë Gerta.

Kei thotë që ta lënë të konsumojë sa më shumë që më pas të ngelë pa to dhe t’u ndjejë mungesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat