Antonio Banderas: “Kalova një infarkt, por tani jam mirë”

Mediale Vip

Antonio Banderas: “Kalova një infarkt, por tani jam mirë”

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:05
Antonio Banderas

“Kalova një infarkt, por tani jam mirë”, shprehet aktori Antonio Banderas duke konfirmuar zërat që qarkulluan disa javë më parë.

“Pata një atak në zemër në 26 janar, por nuk ishte një gjë e rëndë dhe nuk pasta asnjë pasojë”, tha ai.

56 vjeçari spanjoll tha se “iu nënshtrova një ndërhyrjeje, por nuk ishte një gjë kaq dramatike, siç shkroi dikush”.

Aktori së afërmi vizitoi një klinikë në Zvicër dhe për këtë motiv dolën fjalë për gjendjen e tij fizike, por kushtet e tij duket se nuk janë shqetësuese.

Banderas foli në një festival në qytetin e tij të lindjes , Malaga, në jug të Spanjës, ku mori një çmim për karrierën e aktorit, regjisorit dhe producentit. Antonio Banderas ka një karrierë të gjatë në kinema. Ai ka fituar një Golden Apple Award në 1995 si zbulimi më i mirë mashkullor i vitit , ka fituar dy European Film Awards, një në 1998 për “Maska e Zorros” të Martin Campbell si aktori më i mirë dhe një në 1999 për “Të çmendur në Alabama” (Crazy in Alabama) si regjisori më i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat