Adele thotë se ndoshta s’do mbajë kurrë më turne

Mediale Vip

Adele thotë se ndoshta s’do mbajë kurrë më turne

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:57
Këngëtarja e famshme britanike Adele

Këngëtarja e famshme britanike Adele, ka paralajmëruar fansat se ka gjasë që kurrë më nuk do të mbajë turne muzikor.

“Turnetë muzikore janë diçka tek të cilat jam shumë e mirë. Duartrokitjet më bëjnë pak të prekshme. Nuk e di nëse do të mbaj më turne. Arsyeja e vetme që e kam udhëtuar nëpër turne keni qenë ju”, ka treguar ajo, shkruan MTV.

  28 vjeçarja  , e cila më parë ka pranuar se vuan nga emocionet e skenës, e ka konsideruar turneun aktual si “ arritjen më të madhe në karrierën e saj”, duke shpërthyer në lot ajo ka thënë se e di se pse e bënë këtë gjë,duke ju referuar kështu fansave të saj,  transmeton KosovaPress.

Adele  po komentohet mjaft shumë nga mediet ndërkombëtare  për këtë gjë, por një vendim përfundimtar sa i përket kësaj çështjeje pritet të shihet nga vet këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat