Legjenda e boksit Aziz Salihu, shumë herë mburrej për karrierën e bujshme të tij. Ai është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina. ‘Zizi’ disa herë kujton kohën e artë dhe edhe yjet e estradës së asaj periudhe.
Aziz Salihu, a ishte në lidhje me këngëtaren e mirënjohur të asaj periudhe, Lepa Brena? Salihu disa herë e ka pranuar se ka pasur raporte shumë të mira shoqërore siç ndodhë në krejt botën, kur njihen emrat më të mëdhenj ndërmjet vete, sepse ‘Zizi’ ka qenë yll i sportit si Brena në estradë. Por e ka mohuar vazhdimisht se ka pasur diçka më shumë me Lepa Brenën, pos që kanë pasur raporte të mira në vijën e personaliteteve VIP. Bile ‘Zizi’ disa herë ka thënë se vërtet ka qenë mister si sportist për periudhën e tij që vraponin femrat pas tij.