Kim Kardashian dëshiron të ketë edhe fëmijën e tretë

Mediale Vip

Kim Kardashian dëshiron të ketë edhe fëmijën e tretë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 12:56
Kim Kardashian

Ylli i shout televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, Kim Kardashian, ka treguar se dëshiron të ketë edhe fëmijën e tretë.

Në episodin e ardhshëm të këtij shou televiziv, Kim thotë se planifikon të ketë edhe fëmijën e saj të tretë, së shpejti. “ Unë do të përpiqem të kem edhe fëmijën e tretë”, ka thënë ajo në përmbledhjen e episodës së ardhshme, shkruan MTV.

“ Dua që fëmijët e mi të kenë motra dhe vëllezër”, ka shpjeguar ajo. “ Doktorët nuk ndjehen  se kjo është  e sigurt për mua".

36 vjeçarja ka treguar edhe për vështirësitë që i ka pasur gjatë shtatzënisë me North dhe me Saint.

Kardashian dhe Kanye West janë të njohur për emrat shumë të veçantë që i zgjedhin për fëmijët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat